Xhejms shkruan histori në NBA, titull dhe MVP me tre skuadra të ndryshme

LeBron Xhejms mëngjesin e sotëm ka shkruar histori në një ndër ligat më të fuqishme të basketbollit, NBA.

Xhejms u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që fiton titullin kampion dhe njëkohësisht shpallet MVP me 3 skuadra të ndryshme.

Xhejms është shpallur kampion dhe ka fituar trofeun MVP me Majami Hit, me Klivlend Kavaliers dhe së fundmi me Los Anxheles Lejkers.

Për “King Xhejms” ky është titulli i katërt kampion në NBA: 2 me Majami, 1 me Klivlend dhe 1 me Lejkers.

Leave a Reply