Milani vendos për Viçenzo Montellan

Skuadra e Milanit ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket trajnerit Viçenco Montella. Milani nuk e vë në diskutim shkarkimin e Montellas nga detyra e trajnerit edhe pse “kuqezinjët” po zhgënjejnë me rezultatet në Seria A dhe Liga Evropa.

Për mos largimin e Montellas e ka konfirmuar drejtori sportive i Milanit, Marko Fasone në një intervistë të dhënë për gazetën italiane, La Stampa. Ai mes tjerash ka thënë se “Montella është zgjedhur nga ne dhe e ka gjithë besimin tonë”.

Milani aktualisht renditet në vendin e 10-të në Seria A me vetëm 12 pikë të tubuara.

Edhe pse gjatë verës ishte shumë aktive në blerjen e lojtarëve, Milan gjendet në vendin e dhjetë në Serie a me vetëm 12 pikë të tubuara.

Leave a Reply