Carabao Cup: Çelsi në çerekfinale, eliminohet Totenhemi

Skuadra e Çelsit është kualifikuar për në çerekfinale të “Carabao CUP”, pasi nga kjo garë eliminoi Evertonin, duke i mundur me rezultat 2:1.

Shkaktar të eliminimit të Evertonit u bënë Rudiger dhe Villian, të cilët golat i shënuan kryesisht në minutat 26-të dhe 66-të, ndërsa golin për të eliminuarit e realizoi Levin në minutat shtesë të takimit, që vlejti vetëm për statistik.

Ndërkohë në anën tjetër, Totenhemi surprizohet nga Uest Hemi, pasi mundet me përmbysje 2:3. Fillimisht Sisoko dhe Dele Ali çuan në avantazh prej 2:0 Totenhamin, ndërsa Uest Hami bëri përmbysjen me Ajev (2 gola) dhe Ogbona, duke siguruar çerekfinalen në EFL CUP.

Leave a Reply