Osmani: Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm, nëse duam të bëhemi kampion! (VIDEO)

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, pas fitores 0:2 ndaj Pobedës ka dhënë komentin e tij për faqën zyrtare të klubit “kuqezi”.

“I uroj lojtarët për fitoren, për këtë lojë të mençur që e zhvilluan. Ne në këtë ndeshje për shkak të fushës së kundërshtarit ndryshuam edhe stilin e lojës. Zhvilluam një lojë luftarake, e cila na rezultoi me fitore”, shprehet Osmani.

Ai më tej foli edhe për ecurin e mirë të Shkëndijës në LPFM, pasi vazhdon kryesimin në tabelë me 10 pikë nga vendi i dytë, ndërsa i nevojitet të mbaj këtë tempo për ta arritur titullin e kampionit në fund të sezonit.

“Ne koncentrohemi gjithmonë që ne t’i fitojmë ndeshjet. Çështja tjetër është plus që rezultatet tjera na konvenojnë. Megjithatë ka ende ndeshje për të zhvilluar, ne duhet të vazhdojmë me këtë rritëm nëse duam të bëhemi kampion”, ka thënë Osmani.  

Shkëndija ndeshjen e radhës në kampionatin vendor e luan me Rabotniçkin në Tetovë. /InfOSport.mk

Leave a Reply