Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka publikuar listën me lojtarët që do t’i llogaritë për dy ndeshjet miqësore ndaj Arabiasë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në listën e 24 emrave të thirrur nga trajneri përfaqësueses luzitane bie në sy mungesa e yllit të skuadrës Kristiano Ronaldo, i cili është lënë jashtë këtyre dy takimeve nga Fernando Santos, pasi bëhet fjalë vetëm për 2 ndeshje miqësore dhe Cristianos i është dhënë mundësia të përgatitet në mënyrën më të mirë për sfidat e ardhshme me Realin e Madridit.
Portugalia ndeshjen ndaj Arabisë Saudite do ta luajë me 10 nëntor, ndërsa me SHBA-në me 14-të nëntor.