Maqedonia kampione ballkanike per femije në mundje

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje ka arritur rezultat historik në Murska Sobota të Sllovenisë, duke u shpallur kampione e Ballkanit për fëmijë. Maqedonia arriti vendin e parë me gjithsej 77 pikë të grumbulluara, një më shumë se Rumania e vendit të dytë dhe 13 më tepër se Bullgaria e vendit të tretë.

Të udhëhequr nga trajneri Sufjan Ismaili dhe Davor Tasev, fëmijët e përfaqësueses së Maqedonisë fituan gjithsej 8-të medalje, me dy përfaqësueses që u shpallën kampion, tre nënkampion dhe tre të bronztë.

Leave a Reply