Panuçi fton një tjetër kosovar në vend të Abrashit

Kombëtarja e Shqipërisë prej sot ka nisur grumbullimin e saj në Antalia të Turqisë, ku për një javë do të përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë. Duke pasur parasysh se Amir Abrashi nuk do të mund të jetë pjesë e “kuqezinjëve” për këtë ndeshje, trajneri Kristian Panuçi, së fundmi i ka shtuar listës së tij të lojtarëve të grumbulluar edhe një tjetër futbollist, duke sjellë në ekip një kosovar tjetër. Fajala është për 22-vjeçarin Kamer Qaka, i cili aktualisht luan në kampionatin rumun te skuadra e CSM Politehnica Iași.

Ai luan në pozicionin e mesfushorit, ndërsa gjithashtu posedon edhe pasaportën e Norvegjisë.

Pikërisht në këtë shtet skandinav Qaka e kishte nisur karrierën duke qenë pjesë e Valerengës, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave si, Raufoss IL, Hönefoss, Sarpsborg 08 dhe Kristiansund, nga e cila skuadër verën e këtij viti kaloi në rradhët e skuadrës rumune.

Ai me CSM Politehnica Iași ka zhvilluar 15 ndeshje kampionale, duke munguar në vetëm dy ndeshje. Ai në të gjitha ndeshjet është paraqitur si titullarë, ndërsa në 11 prej tyre ka luajtur për gjatë tërë 90 minutave.

Ndeshja miqësore midis Turqisë dhe Shqipërisë në program është me datë 13 nëntor, ndërsa përveç Kamer Qakës, ndaj ekipit kombëtar turk pritet të debutojë edhe Astrit Ajdareviq, një tjetër kosovar i ftuar për herë të parë në Kombëtaren shqiptare.

Kamar Qaka

Leave a Reply