Kombëtarja e Shqipërisë përgatitet në Antalia për ndeshjen me Turqinë

Kombëtarja e Shqipërisë është duke vijuar përgatitjet në Antalia, për takimin kontrollues që do ta luajnë të hënën ndaj Turqisë. Trajneri Kristian Panuçi ka ushtruar skuadrën në pjesën taktike, me kombinacione të ndryshme në fushë.

Veç ekipit “kuqezi” vijon të stërvitet Migjen Basha, i cili po bën disa ushtrime të lehta i diferencuar nga të tjerët. Shqipëria ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore, ndërsa nesër është planifikuar vetëm një pasdite.

Përveç Bashës, të gjithë lojtarët tjerë janë në gjendje të lakmueshme. Takimi Turqi-Shqipëri luhet të hënën në Antalia.

Leave a Reply