Messi vjen me një premtim të “çmendur”

Lionel Messi ka bërë një premtim të çmendur. “Do të eci në këmbë nga shtëpia deri në Santuario della Vergine di San Nicolas, nëse fitojmë Botërorin në Rusi” – ka thënë ylli i Barcelonës, ëndërra e të cilit mbetet fitimi i Kampionatit  Botëror me Argjentinën. Ky trofe vërtetë do të bënte yllin argjentinas të pavdekshëm në historinë e futbollit botëror, ndërsa distanca e përmendur nga ana e tij është plotë 50 kilometra.

Këtë premtim, Lionel Messi e ka bërë në një intervistë për “TyC Sport”.

Kemi luajtur në tre finale (një Botëror dhe dy Kupa të Amerikës) dhe të paktën njërën prej tyre, e meritonim ta fitonim. Por, ky është futbolli.Vuajtëm shumë për të arritur në ‘Rusi 2018’ dhe mund të mbeteshim jashtë. Duhet të përqendrohemi që tani te Botërori, sepse koha kalon shpejt dhe Argjenina duhet të provojë sërish të fitojë këtë trofe të rëndësishëm”, – deklaroi sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Rikujtojmë Argjentina në finalen e fundit të Botërorit të zhvilluar në Brazil pësoi nga Gjermania me rezultatin minimal 1:0.

Leave a Reply