Nesterovski i mbetet “besnik” Palermos, rinovon deri në viti 2021

Ilija Nesterovski do të vazhdojë të mbetet pjesë e Palermos deri në vitin 2021. Reprezentuesi i Maqedonisë ka rinovuar sot kontratën me skuadrën nga Sicilia, ndërsa këta të fundit të njejtën e kanë bërë publike në faqën e tyre në internet.

“Jam i lumtur që mbetem në Palermo. Vazhdova bashkëpunimin me skuadrën që më dha shumë dhe që më mundësoi të luaj në Seria A. Dua t’i ndihmojë ekipit që të kthehet aty ku e ka vendin”, ka thënë Nesterovski për mediat.

Nesterovski pjesë e Palermos u bë në vitin 2016, ndërsa deri më tani ka treguar rezultate të mira, duke shënuar plotë 20 gola në 37 paraqitje të tij.

Leave a Reply