Zendeli në “Pro Sports”: Ndaj “Skopjes” shpresojmë të marrim maksimumin (VIDEO)

Kapiteni i FC Shkupit dhe njëherit drejtori sportiv i këtij klubi, Suat Zendeli ka qenë i ftuar në emisionin “Pro Sports” që transmetohet në Alsat M, ku ka folur për objektivat e skuadrës së tij dhe për tri ndeshjet e fundit të gjysmësezonit të parë në elitën e futbollit vendor.

“Jemi brenda objektivit dhe kemi edhe tre ndeshje. Të mërkurën kemi ndeshjen e anuluar me Skopjen, ku shpresojmë për të marrë maksimumin dhe të arrijmë ato objektivat e klubit. Normal pastaj gjatë rrugës çfarë do të na jipet do të marrim nuk do e lëmë, pasi futbolli kështu e ka. Shpresojë që të ngjitemi sa më lartë dhe ti largohemi zonës së rrezikut”, ka thënë në emisioni “Pro Sports” kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli.

Ndeshja e anuluar ndërmejt Skopjes dhe Shkupit do të zhvillohet nesër në Autokomandë me fillim në orën 13:00.

Deklaraten e Zendelit mund ta shihni në videon më poshtë nga minuta 5-të.

Leave a Reply