Pas barazimit me Skopjen, Nuhiu: Mendojë që është rezultat real

Pas barazimit pa gola me Skopjen në Autokomandë, trajneri i FC Shkupit ka dhënë komentin e tij për ndeshjen.

“Mendojë që është një rezultat real. Pash një lodhje te futbollistët e mi, ndoshta bëri ajo që para dy dite luajtëm në Çair në një fushë shumë të rëndë. Sidoqëtëjetë i urojë futbollistët për luftën në këtë përballje. Kishim një rast që nuk arritëm të realizonim, mirëpo siç e pamë kishte edhe një moment që desh realizum autogol”, ka thënë trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu.

Kujtojmë që ndeshja mes Skopjes dhe Shkupit duhej të luhet të enjtën, por për shkak kushteve të paparshtatshme për lojë në fushën e Autokomandës, u shty për ditën e sotme.   

Leave a Reply