Trajneri i “Skopjes”, Markovski: Ndeshje e mirë, fer dhe pa incidente

FC Skopje mori një pikë nga barazimi me Shkupin sot në Autokoamndë, ndërsa trajneri i skuadrës më të re në elitën e futbollit vendor, Lupço Markovski është shprehur i kënaqur sa i përket epilogut final të ndeshjes.

“Ndeshje ashtu siç pritej me dy ekipe që njihen mirë. Ishte ndeshje e ngjajshme me atë të zhvilluar në Çair, përveç se atje Shkupi shfrytëzoi shanset e veta. Të dyja ekipet kishin nga një rast të mirë, ne ishim të hendikepuar nga të dy futbollistët e huaj që janë të lënduar. Në përgjithsi ishte ndeshje e mirë dhe fer pa ndonjë incident, vazhdojmë ne vazhdojmë më tutje për ndeshjet e radhës në kampionat”, tha trajneri i Skopjes Lupço Markovski.

Skopje vazhdon të mbetet në fundin e tabelës me vetëm 10 pikë të tubuara, ndërsa në xhiron e 17-të në LPFM pret Pobedën e Prilepit në Autokomandë.

Leave a Reply