Rikthehen shpresat e Italisë për Botëror, Peruja rrezikon të përjashtohet!

Ekziston një shans që ka pak mundsi të ndodhë që përfaqësuesja e Italisë të jetë pjesë e Botërorit të Rusisë vitin e ardhshëm. Sipas shtypit latin, përfaqësuesja e Perusë, e drejtuar nga trajneri Rikardo Gareka do të përjashtohet nëse projektligji i propozuar për të kaluar Federatën në kontroll shtetëror, do të miratohet. Rregullorja e FIFA-s ndalon rreptësisht ndikimin e qeverisë në këtë disiplinë sportive dhe ka qenë e qartë në raste analoge.

Nëse ligji miratohet, Peruja do të përjashtohet dhe në një skenar të tillë, Italia mund të rikthehet në skenë pas eliminimit katastrofik në Play off. “Sisal MatchPoint” e vlerëson me koeficientin 50, atë që tifozët e Italisë e quajnë ëndërr të parealizueshme.

Ndërkohë në renditjen e më të mirëve, Brazili, Franca dhe Gjermania janë favorite për botërorin me koeficientin 6. Pas tyre, finalistja e edicionit të kaluar Argjentina, si dhe kombëtarja spanjolle shihen si pretendente për botërorin rus.

Leave a Reply