Gatuzo, shpulla dhe përshëndetje në gjuhën kineze: “Forca Inter” (VIDEO)

Trajneri i ri i Milanit, Ivan Xhenaro Gatuzo ka rënë në kurthin e gazetarëve të “Le Iene”. Ai ishte pjesë e një interviste të veçantë të gazetarëve të emisionit investigativ-satirik, duke pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të tyre për këtë eksperiencë të re.

Gjithçka dukej normale, me Gatuzon që fillimisht justifikonte trajnerin e shkarkuar, Vinçenco Montella, duke thënë se “afrimi i futbollistëve të rinj kërkon kohë”.

Më pas ai bëri të qartë se duhej shumë punë për të kthyer fatin e skuadrës dhe mes të qeshurave tha se kishte marrë urimet e presidentit… Silvio Berluskoni.

Ai gjithashtu pranoi se kishte folur edhe me drejtuesit kinezë të ekipit që i kishin besuar këtë detyrë.

Në këtë pikë, gazetarët e “Le Iene” i propozuan që të përshëndeste në gjuhën kineze me një “Forca Milan”, që në fakt ishte “Forca Inter”, ndërsa Gatuzo nuk e kuptoi rrengun derisa ia shpjeguan. Reagimi i trajnerit të Milanit ishte i kuptueshëm… shpulla për gazetarët  investigativ-satirik, të cilët nuk mund ti mbanin të qeshurat pas kurthës që i bënë legjendës së Milanit, Xhenaro Gatuzo.

Leave a Reply