Mësohen emrat e tre skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës

Sot në futbollin vendor në program ishin tre ndeshjet e kthimit të ¼ së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ku edhe mësuam emrat e skuadrave gjysmëfinaliste, njofton “infOSport.mk”.

Renova, Akademia Pandev dhe Pelisteri janë skuadrat që siguruan një vend në mesin e 4 skuadrave më të mira në vend, duke shënuar rezultate pozitive edhe në ndeshjet e kthimit.

Renova pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Tetovë ndaj Skopjes, sot në lagjen e Hekuranës shënoi fitore me rezultatin 2:1.

Një gol i Ramadanit në minutën e 75-të dhe një i Fatjon Jusufit në minutat shtesë të takimit i dhanë fitoren skuadrës nga Xhepçishti, që më në fund mund të buzëqesh, pas atyre rezultateve negative në kampionat.

Fitore edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale realizoi edhe Akademia Pandev, që sot në Strumicë mundi Teteksin me rezultatin 4:1. Rikujtojmë skuadra e trajnerit Pançe Sojanov në ndeshjen e parë në Tetovë kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0, ashtu që më rezultatin e përgjithshëm 6:1 me plotë meritë u kualifikua për në gjysmëfinale, ku një vend ka siguruar edhe Pelisteri pas barazimit 2:2 në ndeshjen ndaj Pobedës në transfertë. Vlen të theksohet se edhe përkundër faktit që në këtë ndeshje Pobeda ishte në rolin e nikoqirit, e njëjta u zhvillua në Manastir, aty ku në ndeshjen e parë mes dy skuadrave nga Pelagonia, Pelisteri kishte shënuar fitore me rezultatin 5:2.

Të enjten në program është ndeshja e parë e 1/8 së finales midis Vardarit dhe Shkupit, ku pas zhvillimit të ndeshjes së dytë do të mësojmë edhe emrin e fundit çerekfinalist, ku skuadra fituese do të përballet me Shkëndijën e Tetovës.

Kupa e Maqedonisë
Ndeshjet kthyese të ¼ së finales
Akademija Pandev 4 – 1 Teteksi
Skopje 1 – 2 Renova
Pobeda 2 – 2 Pelisteri

Leave a Reply