Lazim Destani me rastin e 23-vjetorit të themelimit të UT-së, shpallet “Doktor Honoris Causa”

Universiteti i Tetovës me një akademi solemne ka shënuar përvjetorin e 23-të, të themelimit. Sikurse çdo vit, edhe këtë herë Universiteti i Tetovës ndau titullin “Doktor Honoris Causa”, që i takoi numrit një të KF Shkëndija, Lazim Destani.

Në fjalën e tij pas marrjes së titullit “Doktor Honoris Causa”, Destani theksoi se ky titull nuk i takon vetëm atij, por të gjithë atyre që e mbështesin gjatë gjithë kohës.

“Kam privilegj që të jem sot këtu në Universitetin e Tetovës për ta pranuar këtë çmim që më jep ky universitet titullin “Doktor nderi”. Ju faleminderit për vlerësimin e lartë që po më bëni. Ky nderim nuk më takon vetëm mua, por të gjithë atyre që më mbështetën mua, ata janë një varg njerëzish duke nisur nga prindërit, bashkëshortja dhe fëmijët e mi dhe deri tek njerëzit që i kam pasur pranë vetës drejt karrierës sime. Përpjekjet dhe sakrificat për ngritjen e UT-së akoma i kemi të freskëta në kujtimet tona”,- deklaroi afaristi, Lazim Destani.

Në ndarjen e titullit “Doktor Honoris Causa” për filantropin dhe biznesmenin tetovar, z.Lazim Destanin, ishin të pranishëm shumë miq, shokë, familjarë dhe liderë të partive politike shqiptare këtu në Maqedoni.

UT-ja aktivitet për nder të 23 vjetorit të themelimit i ka filluar me homazhe tek busti i dëshmorit të UT-së, Abdylselam Emini, tek varri i rektorit të parë të UT-së, Fadil Sulejmanit, si dhe me aktivitet tjera kulturore artistike e sportive në hapësirat e këtij universiteti.

Leave a Reply