Sërish sulmohet statuja e Mesit në Argjentinë

Në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires është sulmuar sërish statuja e Lionel Mesit. Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, por dyshohet të jetë një grup që ka kundërshtuar edhe më herët vendosjen e statujës së yllit argjentinas në sheshin ‘Paseo de la Gloria’.

Kjo është hera e dytë që sulmohet statuja e ngritur për nder të Messit, pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në janarin e këtij viti. Mesa duket, Lionel Messi, krahas ndërhyrjeve të gabuara të kundërshtarëve, duhet të bëjë llogaritë edhe me rrëzimin e statujës, që i bëhet nga një grup vandalësh në Argjentinë.

Leave a Reply