Lajme të mira për Barcelonën, rikthehet Dembele

Lajme të mira vijnë nga kampi i “katalunasve”. Sulmuesi francez Usmane Dembele është rikthyer në stërvitje gjatë ditës së sotme. Megjithëse ka bërë stërvitje të diferencuar, ish-mefushori i Dortmundit i bashkohet kryesuesve të Spanjës, pas shumë muajsh jashtë fushave të blerta nga një dëmtim i pësuar kundër Getafes.

Dembele ishte dëmtuar më 16 shtator, ndërsa te Barcelona erdhi gjatë kësaj vere nga rradhët e Dortmundit për një shifër prej 105 milionë euro.

Periudha e rikuperimit të tij ishte llogaritur për tre muaj e gjysmë, por 20-vjeçari ka treguar një motivim të jashtëzakonshëm për t’u rikthyer në fushë.

Dembele ka zhvilluar vetëm dy ndeshje që nga koha kur i është bashkuar Barcelonës, por tashmë ekipi spanjoll dhe gjithë tifozët e kësaj skuadre mund të buzëqeshin teksa i shtohet një “armë” shtesë, kjo pasi Dembele e ka lënë pas dëmtimin.

Leave a Reply