Zenga, trajner i ri i Krotones

Krotone ka emëruar Valteri Zengan për trajner të skuadrës.Ish portieri i Interit dhe kombëtares italiane ka firmosur sot kontratën që e lidh zyrtarisht me kalabrezët, teksa prezantoi si ndihmës të tij, Amedeo Carbonin.

“Unë jam shumë i lumtur dhe i nderuar që bëj pjesë në një familje të rëndësishme në botën e sportit. Premtoj se do të punoj shumë dhe do të bëj gjithçka për të nderuar këtë familje”, tha trajneri i ri i Crotones.

Zenga merr kështu postin e Davide Nikolas, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, pas humbjes në shtëpi me Udinesen. Për stolin e Crotones u kontaktuan disa trajnerë, përfshi këtu edhe ish teknikun e kuqezinjve, Xhani De Biasi.

Leave a Reply