Kumanova ndërpret serinë e fitoreve të KB Shkupit

Klubi i basketbollit Shkupi nuk ka arritur që të lidh edhe fitoren e tretë me rradhë në elitën e basketbollit në vend, pasi sonte në palestrën “Shaban Trstena” u dorëzua para ekipit të Kumanovës, njofton “infOSport.mk”.

Mysafirët në ndeshjen e javës së 9-të regjistruan fitore me rezultatin 69:95, duke dalë fitues në të gjitha periudhat (17:18, 12:25, 14:23, 26:29).

Periudha më e barazpeshuar ishte ajo e para, kur në semafor rezultati tregonte 17:18 në favor të mysafirëve, të cilët shpërthyen në çerekun e dytë kur e mbyllën me rezultatin 12:25. Ishte kjo periudha më e mirë e basketbollistëve të Kumanovës, të cilët pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 43:29.

Të përzgjedhurit e trajnerit Enver Miftari pjesën e dytë e nisën mirë, kur edhe avansuan me reuzltatin 6:0 falë pikëve të shënuara nga ana e treshes Tejlor, Mujoke, Haris. Që të tre edhe sonte ishin më të mirë në parket dhe në ato momente rikthyen shpresat e KB Shkupit, duke ngushtuar rezultatin në 35:43, transmeton “infOSport.mk”.

Megjithatë pasoi një lojë e bukur e mysafirëve të cilët krijuan një epërsi prej 10:0, kur edhe ju dhanë fund shpresave të basketbollistëve “bardhekaltër” se mund të nxjerrin ndonjë rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Ata për plotë 2 minuta e 52 sekonda nuk shënuan asnjë pikë, ndërsa në anën tjetër Kumanova krijoi një epërsi prej plotë 18 pikësh (35:53), të cilën epërsi e ruajtën deri në fund të takimit, që e mbyllën me 26 pikë epërsi, 69:95.

Xhozef Tejlor me 23 pikë dhe 17 kërcime ishte më i miri në parket, ndërsa me lojë të mirë te KB Shkupi u dalluan edhe Haris me 19 pikë dhe Mujoke me 14 pikë. Në anën tjetër më i disponuar për lojë te Kumanova ishte Janeski që realizoi 16 pikë, teksa Karakolev dhe Milkoviç realizuan nga 15 pikë.

Ishte kjo fitorja e pestë për Kumanovën pas 9 xhirove të para, me ç’rast kjo skuadër renditet në pozitën e katërt, ndërkohë KB Shkupi me 11 pikë mban pozitën e 9-të.   Javën që vjen “bardhekaltërit” nga Çairi do të jenë mysafir të Feni Industri në Kavadar.

Leave a Reply