Muarem Muaremi jo te Shkëndija, por te Flamurtari!

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia që është pjesë e Aktobes së Kazakistanit, Muarem Muaremi siç duket do të jetë përforcimi më i ri skuadrës së Flamurtarit të Shqipërisë. Muaremi në Shqipëri shihet si punë e kryer, ndërsa pritet që të dielën të zyrtarizohet transferimi i tij te Flamurtari, i cili po drejtohet nga tekniku Shpëtim Duro.

“Kam afruar një sulmues, ndërsa duam lojtarë krahu të shpejtë dhe teknikë për të zgjidhur situatat, mbi të gjitha në ndeshjet në Vlorë. Të dielën afrojmë një super-futbollist, një lojtar që është mjaft i shtrenjtë. Ka qenë administratori Idrizi ai që ka ngulmuar të afrojmë një lojtar të tillë”, ka thënë trajneri i vlonjanëve, Shpëtim Duron në emisionin “Gol pas goli” që ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për shkupjanin.

Muaremi është i lindur në Shkup, ndërsa karrierën e tij e ka nisur te Rabotniçki për të vijuar pastaj të luaj edhe për Karabakun e Azerbejxhanit, Eskishehirspori dhe në fund me Aktoben. 29 vjeçari ka luajtur për të gjithë skuadrat e reja të përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa për ekipin ‘A’ ka të regjistruara 3 ndeshje. Ndërkohë për Muaremin spekulohej se në merkaton e janarit mund të transferohej te Shkëndija e Tetovës, mirëpo si duket më të interesuar kanë qenë ata të Flamurtarit.

Leave a Reply