Karateisti Abdurrahimi Idrizi kthehet me medalje të argjendtë nga KB

Karatesti shkupjan, Abdurrahim Idrizi, ndryshe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, ka fituar medaljen e argjendtë në kuadër të Kampionatit Ballkanik të karatesë për kadet, junior dhe për të rinjët deri në moshën 21-vjeçare, i cili gjatë fundjavës u mbajt në Herceg Novi të Malit të Zi.

Idrizi pati disa paraqitje shumë të mira në këtë kampionat ballkanik, ku arriti tre fitore, ndërsa në finalen e madhe u mposht nga garuesi maqedonas, Stole Smilkovski.

Ndryshe paraprakisht Idrizi mundi sllovenin Skotinik, më pas kroatin Laçkoviç, teksa në gjysmëfinale ishte më i mirë se garuesi boshnjak, Agoviç.

Në renditjen e përgjithshme, Maqedonia zuri vendin e dytë me 25 medalje, pas Serbisë që fitoi 31 medalje, ndërsa vlen të përmendet se garuesi tjetër shqiptarë, Doan Osmani u kurorëzua me medalje arri në kategorinë deri në moshën 21-vjeçare, pasi në finalen e madhe kishte mundur garuesin malazez, Nikola Maloviç.

Në këtë kampionat Ballkanik, i 18-ti me rradhë morën pjesë 11 shtete ballkanike, përfshirë këtu edhe garuesit nga Shqipëria dhe Kosova.


DOAN OSMANI SHPALLET KAMPION BALLKANIK! ISHA I BINDUR NË KËTË TITULL (VIDEO)


 

Leave a Reply