Formula 1 pa pilotë brazilian për herë të parë pas 48-të viteve!

Largimi i Felipe Masës nga Formula 1, ka lënë Brazilin pa asnjë përfaqësues në kompeticionin më të madh të këtij sporti. Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1969 ose më saktë pas plotë 48 vitesh që Formula 1 nuk do të ketë pilotë brazilian nga viti i ardhshëm.

Pilotët amerikano-latinë kanë pasur një karrierë të shkëlqyer në Botërorin e Formulës 1. Në total, ata kanë regjistruar 101 fitore, 126 “pole position” dhe janë ngjitur në podium plot 293 herë. Për sa i përket titujve për pilotë, Brazili është në vend të tretë, pas Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Emri më i madh brazilian në sportin më të ndjekur të automobilizmit është padyshim Ayrton Senna, 3 herë kampion bote, ndërkohë që kanë lënë gjurmët e tyre edhe Nelson Pique e Fittipaldi, pa harruar këtu edhe vet Barrichellon e Massën, që kanë mundur të jenë edhe nënkampionë të botës.

Leave a Reply