Ilijoski: Do luaj edhe tre vite në LPFM, gara me Besart Ibraimin do të jetë interesante

Bazhe Ilijoski aktualisht është pa skuadër pa shkëputjes së kontratës me Pelisterin, mirëpo dëshira e tij është që të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër nga elita e futbollit vendor, përmes së cilës do të vazhdonte me shënimin e golave, njofton “infOSport.mk”.

Ai thotë se ka oferta prej 3 skuadrave nga elita e futbollit vendor, mirëpo për momentin ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Do të vazhdoj të luaj në ligën tonë  edhe disa vite. Kam oferta nga tre klube vendori, mirëpo do duhet të mendoj mirë para së të pranojë ndonjërën prej tyre” – tha për “infOSport.mk”, Bazhe Ilioski.

Sulmuesi shkupjan me 130 gola të shënuar kryeson listën e përgjithshme të golashënuesve në futbollin vendor, ku pjesën më të madhe të golave i ka shënuar me fanellën e Rabotniçkit. Ai shpreson se do të vazhdojë me shënimin e golave dhe se do të jetë interesante gara me Besart Ibraimin për golashënuesin më të mirë në historikun e futbollit vendor.

“Sa u përket golave të shënuar, jam i sigurtë se atë numër të golave do ta ris. Mund të them se do të jetë interesante gara me Besart Ibraimin, se cili prej nesh do e mbaj rekordin” – u shpreh Ilijoski për portalin tonë.

Nga gjithsej 130 gola të shënuar, 87 prej tyre Bazhe Ilijoski i ka shënuar me fanellën e Rabotniçkit, teksa së fundmi si pjesë e Pelisterit në 26 ndeshje realizoi 9 gola.  Pjesën tjetër të golave Ilijoski i ka të shënuar me fanellën e Metalurgut.

Leave a Reply