Kartoni i kuq në finalen e Botërorit të Klubeve, futbollistëve të Realit u heq mundësinë e “El Clasico”

Reali i Madridit sot me fillim në ora 18:00 do të zbres në fushë ndaj Al Xhazirës në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.

“Mbretërit” janë favorit absolut për të kaluar në finalen e madhe, mirëpo atje duhet të jenë shumë të vëmendshëm, dhe kjo për një arsye të vetme, pasi nëse një futbollist i Real Madridit ndëshkohet me karton të kuq, atij i hiqet mundësia e ndeshjes pasardhëse në kampionat.

Ky rregull i FIFA-s prek çdo futbollist të Real Madridit i cili mund të ndëshkohet me karton të kuq, duke humbur ndeshjen ndaj Barcelonës, që në program është me datë 23 dhjetor me fillim në ora 13:00.

Më parë nga ky rregull është prekur Geri Kahill, i cili u ndëshkua me karton të kuq në finalen ndaj Korinthias, ndërsa nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e radhës të Çelsit në kampionat, atë ndaj Lidsit.

Leave a Reply