Moto GP, u hapet rruga edhe motorëve elektrikë

Revolucioni në teknologji pritet që të prekë edhe “Moto GP”. Organizatorët e kampionatit botëror të garave me motorë kanë planifikuar që të krijojnë një kampionat me skuadra që do të garojnë me motorë elektrikë.

Imagjinoni mjetë të cilat nuk bëjnë zhurmë, por lëvizin me shpejtësi në qetësi, duke e hequr origjinalitetin zakonshëm të garës me motorra dhe atë zhurmë që tifozët e pranishëm e dëgjojnë në garat me motorë të zakonshëm.

Ndryshe sipas organizatorëve që janë të gatshëm ta provojnë, në këtë kampionat do të merrnin pjesë 11 ekipe, 7 prej tyre ekipe satelite të “Moto GP” dhe 4 të tjerat, do të vinin nga 4 vendet e para të “Moto 2”.

Në total, do të jenë 12 gara në pistat e Evropës dhe pritet që kompeticioni të nisë në vitin 2019-të.

Leave a Reply