Kadriu largohet nga Rabotniçki

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur aventura e Florian Kadriut te skuadra e Rabotniçkit. Sulmuesi 21 vjeçar në bashkëpunim me menaxherin e tij kanë vendosur që t’i japin fund para kohe kontratës një vjeçare me Rabotniçkin, ndërsa aryse besohet të jetë minutazhi i kufizuar që merrte kërçovari pasi Stankovski zëvendësoi Trenevskin në pankinën e “romantikëve”.

Kadriu kaloi te Rabotniçki në muajin janar nga rradhët e Shkupit, ndërsa zhvilloi 14-të paraqitje, prej të cilave vetëm pesë si starutes. Në fillim luante rregullisht te ish-trajneri Trenevski, ndërsa ndryshimet kufizuan kohën e tij që zakonisht aktivizohej nga pankina. Ish-futbollisti i Zajazit, Tiranës, Teutës së Durrësit, Shkupit dhe Rabotniçkti tani më është në kërkim të mjedisit të ri, ndërsa bashkë me agjentin e tij janë duke analizuar opsionet për destinacionin e ardhshëm.

Leave a Reply