Emanuell Mbella, një varg skuadrës në kërkim të yllit të FC Shkupit

Emanuel Mbella po del të jetë ylli i merkatos së janarit në elitën e futbollit vendor, duke pasur parasysh se për shërbimet e sulmuesit të FC Shkupit interesim kanë shfaqur shumë skuadra si nga vendi, ashtu edhe nga rajoni, njofton “infOSport.mk”.

Ndër skuadrat më të nxehura për shërbimet e francezit me origjinë kamerunase janë ajo e Llapit nga Kosova dhe Kukësit nga Superliga shqiptare, skuadra këto që veçmë kanë bërë kontaktet e para.

Që të dyja skuadrat njihen për ambiciet e tyre të larta që kanë në kampionatet përkatëse, ashtu që dëshira e tyre është që të transferojnë atë që në merkaton e janarit. Llapi doli të jetë kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës, teksa kampionët në fuqi të Kukësit aktualisht renditen në pozitën e katërt në Superligën shqiptare, mirëpo dëshira e tyre është që sërish të jenë në mesin e skuadrave që do të luftojnë për titull.

Megjithatë për 25-vjeçarin gjithashtu interesohen edhe një varg skuadrash të tjera, në mesin e të cilëve edhe Shkëndija, Vardari dhe Renova nga kampionati ynë vendor, ndërsa nga Kosova përveç Llapit, interesohet edhe Gjilani.

Interesim për shërbimet e sulmuesit 25-vjeçar ka gjithashtu edhe nga KF Tirana, skuadër kjo që dëshiron të rikthehet në Superligën shqiptare.

Leave a Reply