Arrestohet futbollisti i K.Pallas, mbante armë pa leje!

Mesfushori i Kristal Pallas, Xhejson Punçeon ishte arrestuar nga policia në qytetin e Reigate. Sipas “Mirror”, futbollisti 31-vjeçar kishte një konflikt me një tjetër klient në një klub nate. Personat e rendit pasi kishin bërë kontrollin e duhur, te futbollisti i Kristal Pallas kishin gjetur një armë.

Punçeon akuzohet për sulm ndaj klientit tjetër në barin e natës dhe për armë mbajtje pa leje. Gjatë muajit janar ai duhet të paraqitet në gjykatë, ku edhe do të zhvillohet seanca dëgjimore.

Leave a Reply