Shkaku i koronavirusit, klubet italiane mund të humbasin 700 milionë euro

Klubet e Serie A mund të humbasin deri në 700 milionë euro, nëse nuk do të luhej pjesa e mbetur e këtij sezoni, shkruan “La Repubblica”.

Liga elitare italiane është pezulluar për shkak të koronavirusit, sëmundjes ngjitëse të njohur si COVID-19.

Kanë mbetur edhe 13 xhiro për t’u zhvilluar deri në përfundim të këtij sezoni në Serie A.

Për momentin, është propozuar që sezoni të rinisë më 2 maj, dhe të përfundojë më 30 qershor.

Megjithatë, asnjë vendim nuk mund të merret derisa UEFA ta mbajë mbledhjen vendimtare të martën, ku do të vendoset për fatin e Kampionatit Europian 2020 dhe për mënyrën më të mirë sesi të përfundohen garat në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

E përditshmja italiane raporton se klubet italiane do të humbasin 700 milionë euro në të drejtat televizive, nëse garat në Serie A, Kupën e Italisë dhe garat evropiane nuk përfundojnë, transmeton GE.

Thuhet se klubet do t’i kërkojnë ndihmë qeverisë dhe Ministrisë së Sportit, nëse vërtetë do të ndodhte një gjë e tillë.

Leave a Reply