Përveç Garaj edhe 4 raste të reja me koronavirus te Valencia

Ish futbollisti i Realit të Madridit, Ezekuel Garaj, ishte një nga rastet e para në La Liga që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por tashmë numri i të infektuarve në kampionatin spanjoll dhe më konkretisht te klubi i Valencias, është rritur ndjeshëm.

Skuadra nga “Mestalja” me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se përveç Garaj, janë edhe 4 persona të tjerë të prekur nga COVID-19, mes tyre futbollistë dhe pjesëtarë të stafit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Kundërshtari i fundit i Valencias ishte Atalanta në Ligën e Kampionëve që vinte prej një nga zonave më të prekura të Italisë.

Megjithatë klubi bergamask ende nuk ka të prekur por pas lajmit për 5 rastet me koronavirus që ka Valencia, klubi bergamask është i detyruar të vetëkarantinohet, mes tyre edhe futbollisti shqiptarë, Berat Xhimshiti.

Leave a Reply