Çmendet Arsenali, 40 mln euro për mbrojtësin e Juves

Skuadra e Arsenalit vazhdon të ketë probleme gjatë këtij sezoni në repartin e mbrojtjes, teksa trajneri Arsen Venger po mendon për të përforuar skuadrën në këtë repart gjatë merkatos së janarit.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, strategu francez dëshiron që të transferojë mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.

I njëjti burim shkruan se Arsenali është gati që të ofrojë 40 milionë euro për 23-vjeçarin italian, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohet edhe Mançester Junajtedi.

Rugani nuk po kalon një sezon të mirë me “bardhezinjtë”, teksa gjatë këtij sezoni ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje, duke qëndruar më shumë në stol, kjo për faktin se Allegri ndeshjeve të fundit më shumë ka preferuar marokenin, Benatia.

E gjithë kjo situatë e krijuar mund të shtyejë Ruganin për të pranuar ofertën e “topçinjëve”, të cilët shpresojnë se në fund do të realizojnë me sukses këtë transferim.

Leave a Reply