Perez gati 200 mln euro për tre transferime

Numri një i Realit të Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të harxhojë plotë 200 mln euro gjatë afatit kalimtarë të dimrit, për të plotësuar dëshirën e tifozëve madrilen. Sipas asaj që raporton “DiarioGol”, Reali i Madridit po bënë gati oferta për tre futbollistë. Dy prej tyre vijnë nga skuadrat milaneze, e tjetri nga La Liga.

Ky i fundit është portieri, i cili aktualisht mbron portën e Atletik Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, ndërsa dy të tjerët janë emra shumë të njohur në futbollin evropian. Fjala është për super sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi, si dhe për mbrojtësin e shumë përfolur të Milanit, Leonardo Bonuçi.

Me këta dy të fundit “mbretërit” do ta kenë të vështirë për të hyrë në negoaciata, duke pasur parasysh kontratat e tyre aktuale që kanë me Interin, gjegjësisht Milanin, mirëpo kur është në pyetje Reali i Mmadridit, atëherë gjithçka është e mundur.

Leave a Reply