Qyteti i Shkupit shpalli sportistët më të mirë për vitin 2017-të, mundësi Salihasi sportisti më me perspektiv 

Qyteti i Shkupit sot në mënyrë solemne ndau çmimet për sportistët më të mirë të kryeqendrës sonë për vitin që jemi duke lënë pas. Çmimi i më të mirit në konkurrencë të seniorëve i takoi hendbollistit të Vardarit, Stojançe Stoilov. Në këtë konkurrencë në TOP 10 u renditën edhe dy sportistet shqiptare, Drita Islami (atletikë) dhe Berna Sherifovska (xhudo).

Sportisti i ri më i mirë i qytetit është zgjedhur Petar Zaborski, ndërsa ndër 5 më të mirët në këtë konkurrencë nga sportistët shqiptarë u zgjodhën edhe mundësi Elmedin Sejfullahu dhe xhudisti, Hamza Jashari.

Çmimi për trajnerin më të mirë e rrëmbeu spanjolli, Raul Gonzales që me KH Vardar u shpall kampion i Europës.

Sportisti më i mirë i huaj u zgjodh portieri i KH Vardar, Arpad Shterbik, ndërsa klubi kampion i Europës në hendboll, Vardari u zgjodh si ekipi më i mirë.

Mundësi Aid Salihasi nga KM Tefejuz u shpall si sportisti më me perspektiv nga  qyteti i Shkupit. Vlen të ceket se kryetar i Komisioni për përzgjedhjen e sportistëve më të mirë nga qyteti i Shkupit, ishte ish gazetari sportiv, një njohës i mirë i sportit, Avdyl Salihu, i cili tashmë mbulon sektorin e sportit pranë këtij institucioni.

Leave a Reply