Portieri kosovar Avdyli ndahet me Shkëndijën!

Ka përfunduar para kohe aventura e portierit kosovar, Ilir Avdyli tek Shkëndija e Tetovës. Gardiani nga Podujeva ka shkëputur kontratën me “kuqezinjtë”, shkruan “Gazetasheshi.com”, përcjellë “infOSport.mk”.

Ndryshe Ilir Avdyli te Shkëndija erdhi në fillim të këtij viti, mirëpo për shkak minutazhit të vogël, ai kërkoi largimin e tij nga rradhët e skuadrës tetovare, drejtuesit e së cilës kishin pranuar një gjë të tillë.

Tashmë Avdyli është një lojtar i lirë, ndërsa ekziton mundësia që ai sërish të luaj në kampionatin elitar të Kosovës.

Rikujtojmë 27 vjeçari te Shkëndija erdhi nga rradhët e Llapit, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Ferizajit, Drenicës dhe KEK-ut në Kosovë, ndërsa një sezon ka veshur edhe fanellën e Tiranës në Shqipëri.

Leave a Reply