Amir Bilali: Ende jam pjesë e Rabotniçkit

Edhe përkundër zërave për një largim të mundshëm nga Rabotniçki, Amir Bilali në një prononcim për “infOSport.mk” tha se ende është pjesë e “romantikëve” dhe se nga kjo skuadër do të largohej gjatë janarit vetëm në rast se do të vinte ndonjë ofertë më e mirë nga jashtë.

“Nuk jam larguar nga Rabotniçki, por ekziston mundësia për lëvizje në janar! Ka skuadra të interesuara si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë. Megjithatë me këto gjëra nuk merrem unë, por menaxherët e mi, të cilët do të vendosin për më të mirën për mua, me qëllim që të bëjë hapin tjetër të madh në karrierën time” – tha enkas për “infOSport.mk”, Amir Bilali.

Kontrata e Bilalit me Rabotniçkin është valide deri në qershor të vitit 2018-të, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

23-vjeçari nga Gostivari ishte njëri prej futbollistëve më standard te Rabotniçki gjatë stinorit vjeshtor, duke zhvilluar 15 ndeshje, ndërsa gjithashtu zhvilloi edhe dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa.

Leave a Reply