Tragjedi në Meksikë, arbitri rrihet deri në vdekje

Puna e arbitrave në ligat e ulëta nëpër Botë është shumë e vështirë, madje edhe shumë e rrezikshme, ndërsa dëshmi më e mirë për një gjë të tillë është edhe tragjedia që ndodhi në Meksikë, ku një arbitër ishte rrahur deri në vdekje.

Bëhet fjalë për arbitrin Hoze Valdemar Ernandez Sapetiljo, i cili nuk arriti dot të ju bëjë ballë plagëve të marra nga rrahja e rëndë.

Ai ishte rrahur shumë keq nga ana e futbollistit të Guadalahara, Milton, i cili i nevrikosur me vendimin e arbitrit për të ndëshkuar me kartonë të kuq, e kishte sulmuar atë, duke e bërë për spital.

Atje ai kishte qëndruar për 7 ditë në komë, ndërsa edhe përkundër tentativave të mjekëve për të shpëtuar atë, në fund nuk i’a dolën, dhe  Hoze Valdemar Ernandez Sapetiljo ndërroi jetë. Pas gjithë kësaj policia meksikane kishte arrestuar futbollistin Milton, të cilin tashmë e pret dënimi me burg.

Leave a Reply