Kuriozitet: Djali dhe babai ndëshkohen me të kuq njëri pas tjetrit në Angli

Djali dhe babai janë ndëshkuar me karton të kuq njëri pas tjetrit në një ndeshje të Ligës së Katërt të Anglisë. Futbollisti i Forest Grin Rouers, Çarli Kuper u ndëhskua me karton të kuq në minutën e 39-të pas një starti të ashpër ndaj futbollistit kundërshtarë të Uikomb Uonderers.

Babai i tij, Mark, i cili luan rolin e trajnerit kryesor te skuadra e Forest Grin, reagoi shumë ashpër ndaj arbitrit kryesor, i cili pa menduar shumë e ndëshkoi edhe atë me karton të kuq, duke e dërguar atë në tribuna. Në momentet e ndëshkimit rezultati ishte 0:1 në favor të Uikombit, ndërsa në fund ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve 1:2. Forest Grin mban pozitën e fundit në “Liga 2” me 20 pkë dhe një ndeshje më pak se Çesterfild në pozitën e 22-të, që ka një pikë më shumë.

Leave a Reply