Napoli 40 mln euro për talentin e Fiorentinës

Napoli është i gatshëm të paguaj 40 milion euro për Federiko Kiezan nga rradhët e Fiorentinës. Mesfushori ofenziv po bënë një sezon të fuqishëm me fanellën e skuadrës nga “Artemio Franki”, ashtu që interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe skuadra nga jashtë Italisë.

Para pak kohësh djali i Enriko Kiezas vazhdoi marrëveshjen me “vjollcët” deri në vitin 2022. Gjatë këtij sezoni Kieza me fanellën e Fiorentinës zhvilloi 18 ndeshje, duke regjistruar edhe 4 gola dhe 4 asistime.

Leave a Reply