NBA, Portlandi dhe Toronto gjejnë fitoren pas vazhdimeve

Dy nga gjithsej 4 ndeshjet e mbrëmshme në NBA ligën amerikane ishin tejet të zjarrta dhe të njëjtat u mbyllën vetëm pas vazhdimeve.

Ekipi me histori të madhe në NBA, Çikago Bulls u mposht në vazhdime nga Portland Blejzers në një ndeshje plotë adrenalinë, madje fituesi u desh të përcaktohet në vazhdime. Koha e rregullt nuk dha emrin e fituesit, ashtu që një gjë e tillë u mësua vetëm në kohën shtesë, kur Portlandi në fund iu gëzua ftores me rezultatin 120:124.

Edhe në ndeshjen tjetër në mes të Torontos dhe Milluokit fituesi u vendos vetëm pas vazhdimeve, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baraz me shifrat, 114:114, ndërsa në vazhdime fitues dolën vendasit e Torontos me shifrat, 131:127.

Më i dalluari tek Toronto ishte, super-ylli i skuadrës DeMar DeRozan me plotë 52 pikë, ndërsa tek Milluoki u dalluan, Bledsoe dhe Antetokoumpo me 29, gjegjësisht 26 pikë.

Leave a Reply