ZYRTARE, Valencia morri argjentinasin Vieto

Sulmuesi argjentinas i Atletiko Madridit, Lusiano Vieto do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit te Valencia. Në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston mundësia për blerjen e kartonit të futbollistit 24-vjeçar nga ana e skuadrës së Valencias.

Vieto, ndryshe i njohur me nofkën “Laki” nga ana e tifozëve të Atletiko Madridit, pjesë e kësaj skuadre është që nga viti 2015-të.

Sezonin aktual ai regjistroi vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat. Për shërbimet e tij, përveç Valencias interesohej edhe Sportingu i Lisbonës.

Leave a Reply