Sonte Interi zhvillon transfertën ndaj Fiorentinës

Sonte skuadra e Interit do të zhvillojë transfertën ndaj Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në kampionatin italian të Serisë A. Të përzgjedhurit e Spaletit do të tentojnë të regjistrojnë fitore ndaj Fiorentinës, për t’i dhënë fund krizës në katër ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër skuadra “vjollcë” nuk njeh humbje në kampionat prej shtatë ndeshjes, por ka barazuar 5, për herë të fundit me Milanin në shtëpi. Fiorentina ka fituar 5 nga shtatë përballjet e fundit që ka zhvilluar me Interin.

Takimi Fiorentina-Interi luhet sontë në stadiumin “Artemio Franki” duke filluar nga ora 18:00, ndërsa nga ora 20:45 zhvillohet edhe përballja Kievo-Udinese.

Leave a Reply