Shaqiri këshillon skuadrat nga Shqipëria: Maqedonia e mbushur me talentë shqiptarë

Artim Shaqiri, një emër i njohur ky në futbollin europian dhe në mesin e gjithë shqiptarëve, këtyre ditëve po qëndron në Shqipëri, aty ku vite më parë drejtoi skuadrën e Kukësit. Ish-futbollisti i njohur i përfaqësueses së Maqedonisë ka shfrytëzuar këtë vizitë, duke parë nga afër një nga stërvitjet e Partizanit të Sulejman Starovës, ndërsa nuk ka ngurruar të japë një këshillë për klubet e Superligës shqiptare.

“Të them të drejtën në Maqedoni ka shumë talente shqiptar, të cilët mbeten vetëm talente, sepse nuk ka klube ku të garojnë. I këshilloj klubet e Superiores që të orientohen edhe nga pjesa tjetër, nga pjesa lindore e Shqipërisë. Mund të kërkojnë atje talente, pasi ka shumë” – tha Shaqiri në një prononcim për “SuperSport”.

Leave a Reply