Qatip Osmani lë jashtë skuadrës Abdurrahimin dhe Asanin

Shkëndija e Tetovës prej mbrëmë është akomoduar në Ohër, ku do të vijojë me fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror në elitën e fubollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Drejt qytetit turistik ka udhëtuar e tërë ekspedita e “kuqezinjëve” me përjashtim të dyshes, Besart Abdurrahimi dhe Xhelil Asani. Që të dy do të vijojnë stërvitjet individuale në Tetovë, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e stafit teknik për pjesën pranveror të sezonit.

Abdurrahimi gjatë sezonit aktual në LPFM ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje me fanellën e Shkëndijës, edhe atë që në të gjitha është inkuadruar si zëvëndësim, duke realizuar edhe 2 gola. Për shërbimet e tij interesohej Partizani i Tiranës, mirëpo deri te një realizim i një transferimi të tillë nuk erdhi.

Ndërkohë sa i përket Xhelil Asanit, ky i fundit ka zhvilluar vetëm dy ndeshje kampionale, edhe atë që të dyja kundër Pobedës, ndërsa gjithashtu ishte paraqitur edhe në ndeshjen e Kupës kundër Gostivarit, kur edhe kishte bërë debutimin e tij me fanellën e Shkëndijës. Asani me Shkëndijën ka një kontratë deri në verën e vitit 2019-të, ndërkohë sa i përket Abdurrahimit, ai me skuadrën tetovare ka kontratë deri me 30 qershor të këtij viti.

Leave a Reply