Sharkoski pjesë e Rabotniçkit (VIDEO)

Pas Bujamin Asanit, Rabotniçki ka bërë edhe një goditje tjetër në merkato. Fjala është për Nikolçe Sharkoskin e Pobedës, i cili pritet që brenda disa ditëve të prezantohet nga ana e drejtuesve të skuadrës nga “Debar Maalo”, njofton “infOSport.mk”.

Sharkoski sezonin e kaluar ishte një ndër futbollistët më të mirë të Pobedës, duke qenë një motor i pandalshëm në mesfushën e skuadrës nga Prilepi, ndërsa gjatë gjysmësezonit të parë ai u akomodua në mbrojtje, duke u përdorur nga ana e trajnerit Babunja si mbrojtës i krahut të djathtë.

Sharkoski gjatë stinorit vjeshtor me fanellën e Pobedës u paraqit në 14 ndeshje, duke realizuar edhe një gol, teksa sezonin e kaluar ai ishte paraqitur në 30 ndeshje, dhe kishte shënuar 8 gola, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë nga tabori i “romantikëve” ditëve në vijim kanë paralajmëruar edhe emra të tjerë, me të cilët do i përmbushnin kërkesat e trajnerit Goran Stankovski, që me Rabotniçkin do të synojë Europën.

Skuadra nga “Parku i Qytetit” pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e 5-të me 23 pikë, dy më pak se Akademia Pandev në pozitën e katërt dhe 8 më pak se Sileksi në vendin e tretë.

Leave a Reply