Teuta nesër niset për në Turqi, pjesë e listës edhe Bilali dhe Mustafov

Teuta është skuadra e rradhës që do të vijojë fazën e përgatitjeve në Antalia në Turqisë. Atje skuadra durrësake do të vijojë me fazën kryesore të përgatitjeve, ku pritet të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje miqësore, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë ditës së sotme trajneri Stavri Nica ka bërë të ditur edhe listën prej 23 futbollistëve që do nisen për në tokën turke, ndërsa në mesin e tyre figurojnë edhe dy emrat e futbollistëve nga Maqedonia, Amir Bilali dhe Burhan Mustafov.

Që të dy pritet ti bashkohen skuadrës në Antalia, ndërsa rikujtojmë që edhe zyrtarsisht pjesë e kësaj skuadre është Bojan Gjorgievski, një ish futbollist i Vardarit dhe Metalurgut, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës serbe të FK Maçva Shabac.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË TEUTËS QË DO TË UDHËTOJNË PËR NË ANTALIA
PORTIERË:
E.Kastrari
Sh.Moçka
MBROJTËS:
S.Shkalla
F.Beqaj
A.Hrkaç
D.Shehi
G.Lika
E.Hakaj
A.Sykaj
B.Gjorgjievski
A.Krasniqi
Amir BILALI
Burhan MUSTAFOV 
MESFUSHORË:
A.Çyrbja
A.Hila
D.Bilali
L.Vila
Xh.Lajthia
T.Cmajçanin
A.Dediç
R.Karimi
SULMUES:
A.Latif
C.Tidiane

Leave a Reply