Caktohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Federata e Futbollit italian ka caktuar datat për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, njofton “infOSport.mk”. Siç dihet ndeshjet në këtë fazë zhvillohen me sistemin vajtje, ardhje.

Ndeshja e parë gjysmëfinale midis Aatalantas së Etrit Berishës dhe Juventusit në program është me datë 30 janar, ndërkohë vetëm një ditë më pas Milani në “San Siro” do të mirëpret Lacion. Që të dy ndeshjet zhvillohen në termin të njëjtë, ora 20:45.

Ndërkohë ndeshjet e kthimit në program janë me 27 dhe 28 shkurt, mirëpo ende nuk është caktuar se cila prej ndeshjeve do të zhvillohet në datat e lartëpërmendura, ndërsa gjithashtu mbetet të caktohet edhe ora e zhvillimit.

Leave a Reply