PSZH në gjysmëfinale të Kupës, Nejmar feston në stil të veçant (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Francë, pasi mundi me rezultat 2:0 skuadrën e Amiens. Vendasit, që mbajnë vendin e 13-të në kampionatin francez dhe kanë pësuar humbjen e pestë radhazi në të gjitha kompeticionet, kanë mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 34-t. Pavarësisht nga kjo, goli që ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve ka ardhur në minutën e 53-të dhe falë një penalltie të fituar nga Nejmar, i cili është paraqitur vetë në pikën e bardhë.

Braziliani e ka festuar golin me një gjest të veçantë, duke hequr këpucën dhe duke e vënë sipër kokës së tij. Goli i sigurisë ka ardhur në të 78-ën dhe është realizuar nga mesfushori Rabiot. Në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Montpeiler, Renes dhe Monako.

Leave a Reply