Fino, kandidati që do ta sfidojë Dukën për kreun e FSHF-së

Është përfolur edhe më herët, por tashmë e ka bërë edhe zyrtare. Bashkim Fino ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së futbollit të Shqipërisë. Fino, i cili aktualisht është edhe deputet në parlamentin shqiptarë, deklaroi publikisht në një intervistë të dhënë për Televizionin Publik Shqiptar, se do të synojë postin drejtues të Federatës së Futbollit në vend, por pa e dorëzuar mandatin e deputetit.

“Nuk e dorëzoj mandatin e deputetit, për sa kohë që ligji dhe Kushtetuta nuk më pengojnë të futem në këtë garë, edhe duke qenë deputet në Kuvend. Nëse do të arrij të zgjidhem President i FSHF-së, atëherë do të largohem nga politika dhe do t’i përkushtohem totalisht zhvillimit të futbolli”, tha Fino.

Në këtë garë, Fino do të duhet të përballet me Presidentin aktual, që drejton Federatën prej 16 vitesh, Armando Dukën.

Leave a Reply